V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR MILOT – RRËSHEN
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR MILOT – RRËSHEN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Milot – Rrëshen (Toka).
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 25 131 (njëzet e pesë mijë e njëqind e tridhjetë e një) m2, tokë arë, me vlerë 6 587 809 (gjashtë milionë e pesëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e tetëqind e nëntë) lekë, për sipërfaqen 2 326 (dy mijë e treqind e njëzet e pesë) m2, tokë truall, me vlerë 3 093 580 (tre milionë e nëntëdhjetë e tre mijë e pesëqind e tetëdhjetë) lekë, për sipërfaqen 5 415 (pesë mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) m2, kullotë dhe pyje, me vlerë 1 372 182 (një milion e treqind e shtatëdhjetë e dy mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) lekë, kultura bujqësore dhe dru frutorë me vlerë 650 909 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë e nëntëqind e nëntë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 11 704 480 (njëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e katër mijë e katërqind e tetëdhjetë) lekë.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 830 000 (tetëqind e tridhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 11 704 480 (njëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e katër mijë e katërqind e tetëdhjetë) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë “Fondi i shpronësimeve”, e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë.
6. Shpronësimi të fillojë më 15.1.2009 dhe të përfundojë më 15.3.2009.
7. Pronarët do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve t’i likuidojë pronarët brenda afatave të përcaktuara në pikën 6, të këtij vendimi.
9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
14/01/2009