E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i SHBA-së, George W. Bush uron Kryeministrin Berisha për Festat e Fundvitit

Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha kanë marrë një kartolinë urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush dhe Zonja e Parë, Laura Bush.

Me anë të kësaj kartoline të ngrohtë Presidenti i SHBA-së dhe zonja e tij urojnë Kryeministrin Berisha  dhe bashkëshorten e tij që Festat e Fundvitit të mbushin familjen dhe zemrat e tyre me lumturi.

“Të dashur Sali dhe Liri,

Urojmë që Festat e Fundvitit të mbushin zemrat tuaja dhe familjen tuaj me Lumturi.”

George W. Bush  Laura Bush


14/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›