E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR TRANSFERIMIN NË PRONËSI, NGA MINISTRIA E BRENDSHME BASHKISË KORÇË, TË OBJEKTIT “ISH-REPARTI 741” DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.250, DATË 24.4.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË

V E N D I M

PËR
TRANSFERIMIN NË PRONËSI, NGA MINISTRIA E BRENDSHME BASHKISË KORÇË, TË OBJEKTIT “ISH-REPARTI 741” DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.250, DATË 24.4.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË RENDIT PUBLIK”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, shkronjat “d” e “k”, 6, 8 e 18, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Transferimin në pronësi, nga Ministria e Brendshme (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit) bashkisë Korçë, të objektit         “Ish-reparti 741”, për ngritjen e banesave kolektive, për sistemimin e familjarëve të policëve të rënë në detyrë dhe të atyre, që aktualisht banojnë në këto mjedise, si dhe për ngritjen  e objekteve social-tregtare.

2. Bashkisë së Korçës i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronës të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.

3. Pronat me numrat rendorë 496-510, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Brendshme, të hiqen nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, miratuar me vendimin nr.250, datë 24.4.2003, të Këshillit të Ministrave.

4. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe kryetari i bashkisë Korçë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›