E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR VENDOSJEN E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE ME REPUBLIKËN DEMOKRATIKE TË TIMORIT LINDOR

V E N D I M 

PËR 

VENDOSJEN E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE ME REPUBLIKËN DEMOKRATIKE TË TIMORIT LINDOR

 


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Demokratike të Timorit Lindor.

2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.  

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›