V E N D I M PËR VENDOSJEN E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE ME REPUBLIKËN E LIBERISË
V E N D I M
PËR
VENDOSJEN E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE ME REPUBLIKËN E LIBERISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Liberisë.
2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA