E Diel, 1 Nëntor 2026

VARSHAVË – Polonia zgjat zonën e ndalimit përgjatë kufirit me Bjellorusinë

VARSHAVË, 4 dhjetor /ATSH-DPA / – Polonia po zgjat zonën e ndalimit përgjatë kufirit të saj lindor me Bjellorusinë, që shtrihet për 400 kilometra për tre muaj, deri më 5 mars të vitit të ardhshëm, njoftoi sot Ministria e Brendshme polake.

Ministria theksoi si arsye “rrezikun e vazhdueshëm nga presioni i migracionit nga Bjellorusia”.

Polonia dhe Bashkimi Evropian akuzojnë liderin bjellorus, Aleksandër Lukashenko se po dërgon qëllimisht migrantë nga rajone në krizë drejt kufirit për të ushtruar presion mbi Poloninë dhe BE-në.

Shumë prej këtyre migrantëve synojnë të udhëtojnë më tej nga Polonia drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

]Në verën e vitit 2022, Polonia forcoi kufirin me një gardh 5,5 metra të lartë dhe sensorë elektronikë, por kjo nuk ka ndaluar tentativat e migrantëve për të kaluar kufirin e jashtëm të BE-së.

Që nga fillimi i shtatorit, Ministria e Brendshme ka regjistruar më shumë se 4 600 tentativa kalimi të paligjshme.

Zona e përjashtimit u krijua në qershor 2024 për të kufizuar migracionin e parregullt dhe për të përmirësuar kushtet për rojet kufitare, policinë dhe ushtrinë.

Ajo ka një thellësi prej 200 metrash, por në disa vende shtrihet deri në katër kilometra./  /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›