VATIKAN – Papa Françesku lë spitalin pas komplikimeve serioze të shëndetit

VATIKAN, 23 mars /ATSH/ – Papa Françesku do të dalë sot nga spitali ”Gemelli” i Romës dhe do të ketë nevojë për të paktën dy muaj pushim në Vatikan, thanë mjekët që e trajtojnë atë për BBC.
88-vjeçari u shtrua në spital më 14 shkurt me një infeksion të rëndë respirator që rezultoi me pneumoni të dyfishtë.
”Gjatë pesë javëve të fundit, ai paraqiti dy episode shumë kritike ku jeta e tij ishte në rrezik”, theksoi Dr Sergio Alfieri, një nga mjekët që trajtonte Papën.
Papa Françesku nuk u intubua kurrë dhe qëndroi gjithmonë vigjilent dhe i orientuar. Papa nuk është shëruar plotësisht, por ai nuk ka më pneumoni dhe tani është në një gjendje të qëndrueshme, sipas mjekëve të tij.
Papa do të ofrojë një bekim nga dritarja e spitalit Gemelli, hera e parë që ai do të shfaqet në publik që kur u shtrua në spital – përpara se të kthehet në rezidencën e tij në Vatikan. /os/