FOKUS – Qindra dronë rusë mbi Kiev, të paktën dy të vdekur

KIEV, 23 mars /ATSH-ANSA/ – Rusia ka nisur një sulm me dron gjatë natës në kryeqytetin ukrainas, Kiev, duke goditur ndërtesat e banimit, duke vrarë dy persona, duke plagosur të tjerë dhe duke shkaktuar disa zjarre në të gjithë qytetin, thanë autoritetet ukrainase.
”Një grua dje një vajzë 5-vjeçare vdiqën në rrethin Dniprosvkyi”, thanë shërbimet e urgjencës.
”Dronët goditën dy ndërtesa të larta në lagjen Podil dhe ndezën zjarre”, tha Timur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit.
Sulmet ndezën gjithashtu zjarre në të paktën dy rrethe të tjera, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko. Kievi, rajoni përreth tij dhe gjysma lindore e Ukrainës ishin në gatishmëri për sulm ajror, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës.
Sulmi, i fundit në një seri, vjen në prag të bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë në Arabinë Saudite për një armëpushim të mundshëm. /os/