VATIKAN – Papa Leone XIV përmend 10 herë fjalën ”paqe” në fjalimin e tij

VATIKAN, 8 maj /ATSH-ANSA/ – Fjala “paqe”, e shqiptuar 10 herë, është ndër ato që u përsëriten më shpesh në përshëndetjen e zgjedhjes së papa Leonit XIV, ndërsa ai shikonte nga lozha e bekimit në sheshin e Shën Pjetrit.
Një term që sugjeron atë që do të jetë një nga angazhimet thelbësore që do të marrë përsipër pontifikati i ri i Prevostit.
Një fjalim që, për herë të parë në historinë e zgjedhjes së një pape, u shkrua dhe nuk u mbajt menjëherë siç ishte bërë nga të gjithë paraardhësit e tij.
Fjalia e tij e parë si papë, e cila në fakt hyri në histori ashtu siç u ndodhi të gjithë atyre që para tij përshëndetën turmën nga ballkoni i Shën Pjetrit, ishte “paqja qoftë me ju të gjithë”.
Për më tepër, fjala “të gjithë”, që sjell ndërmend kuptime ekumenike dhe gjithëpërfshirëse, citohet 12 herë, e lidhur me “ecjen së bashku” dhe vëllazërinë.
Termi “dialog” përmendet tre herë, i shoqëruar me “urat”, një mjet që simbolizon ndërtimin e harmonisë dhe relaksimit ndaj të tjerëve.
Prevosti e thekson shprehjen “pa frikë” dy herë, ashtu siç shfaqet pesë herë fjala “dashuri”.
Papa Françesku përmendet në tri raste: një element që nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh se Leone XIV është një bergoglian dhe ishte vetë Françesku që e thirri atë në Romë dy vjet më parë.
Papa i ri i referohet paraardhësit të tij kur shpreh konceptin e paqes, duke thënë “gjithmonë në paqe, falë papa Françeskut”, duke treguar kështu dëshirën e tij për të ndjekur gjurmët e paraardhësit të tij si një shenjë vazhdimësie. Emri i Zotit përmendet 10 herë në këtë përshëndetje të parë.
Ashtu si papa Gjon Pali II, i cili në përshëndetjen e tij drejtuar llozhës (ishte ai që e futi këtë zakon) hyri në histori dhe në zemrat e besimtarëve me shprehjen “nëse gabohem, do të më korrigjoni”, Prevost, i cili është me origjinë amerikane, gjithashtu tha në gjuhën italiane “zoti na do të gjithëve pa kushte. Ende e mbajmë në vesh atë zë të dobët, por gjithmonë të guximshëm të papa Françeskut”./ a.jor.