E Shtunë, 31 Tetor 2026

VBA Haye perballet me Harrison

Sfidohet prej kohesh nga vellezerit kampione bote per peshat e renda Vladimir dhe Vitali Klitchko por britaniku David Haye vazhdon te shmanget duke zgjedhur kundershtarin e rradhes ne ringun e Manchester per versionin VBA Audley Harrison. Kjo ndeshje shihet edhe si shansi i fundit per Harrison qe ne vitin 2000 ka fituar medaljen e arte olimpike. Per shume specialiste 39 vjecari Harrison ka qene ne karriere shpesh prane titullit kampion e nje prej tyre eshte ish-kampion absolut i botes Lennox Leuis.

Jane dy boksiere te mire dhe Audley nuk mund te quhet jashte shanseve sepse ai eshte kampioni olimpik dhe ky eshte hapi i pare drejt titullit kampion vleresoi Leuis. 30 vjecari Haye do te kerkoje te shfrytezoje shpejtesine kunder rivalit dukshem me te rende. Dy britaniket do te sfidohen per versionin VBA titull qe Haye e fitoi perballe gjigandit rus Nikolai Valuev. pashe pak frike ne syte e tij.

Ai e di kondicionin qe kam ai e di qe jam stervitur shume per kete ndeshje dhe kam formen me te mire dhe do ta shkaterroj kercenoi Haye. 30 vjecari ne fakt ka thene se kerkon deshperimisht nje ndeshje me nje nga vellezerit Klitchko perpara se te terhiqet por Ukrainasit kembengulin se ai nuk ka ndermend te dale ne ring kunder tyre.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›