E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mbledh aleatet Ngjela Protesta ne te gjitha qarqet

Vetem nje dite pas mbledhjes se asamblese parlamentare te partise socialiste Edi Rama mbledh aleatet. Ai i ka informuar mbi vendimet e forumit te larte te partise socialiste qe ashtu si tryeza e sotme e opozites nuk ka dhene date per fillimin e protestave. Pas takimit me shume se dy ore ku ka munguar kreu i PDS Paskal Milo dhe PBDNJ nuk eshte perfaqesuar me kryetarin Vangjel Dule aleatet e majte ne emer te te cileve ka folur Spartak Ngjela ka vendosur fillimin e protestave ne te gjitha qarqet e vendit por nuk tha daten dhe qytetin nga do te startojne ato.

Tryeza vendosi qe kete gjendje te rende ta ndryshoje me nje aksion te madh politik per nje levizje masive protestash ne te gjithja qarqet e Shqiperise. E konsideron gjendjen se pas manipulimit te zgjedhjeve moshapjes se kutive Sali Berisha po ben grusht shteti te fshehte. Po kerkon ne menyra banale dhe antidemokratike te vere ne dore te gjthe institucionet dhe po i rrezon nje nga nje me perjashtim te presidentit te republikes. Ne keto kushte ne vendosim ti drejtohemi opinionit publik per rivendosjen e demokracise ne Shqiperi dhe rrezimin e kesaj qeverie sa me shpejte qe te jete i mundur tha Spartak Ngjela.

Por aleati i Edi Rames gjithashtu riperseriti deklarimin e tij te nje dite me pare se opozita kerkon hetim pa fletet e votimit por pa saktesuar perpara kamerave ate qe u konfirmoi perfaqesuesve te medias jashte saj se mazhoranca mund te beje cte doje me fletet e votimit.Duke qene se kjo deklarate nuk eshte bere ende publike nga kreret e opozites mbetet ende evazive nese nese opozita eshte gati te zbatohet pika e kodit ku thuhet se ne momentin qe nis hetimi i materialeve zgjedhore fletet mund te asgjesohen.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›