VENDIM PER NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.475, DATË 13.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE, NË KRYEMINISTRI, APARATET E MINISTRIVE TË
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.475, DATË 13.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE, NË KRYEMINISTRI, APARATET E MINISTRIVE TË LINJËS, ADMINISTRATËS SË PRESIDENTIT, KUVENDIT DHE KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 18, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në lidhjen nr.3, që përmendet në pikën 8, të vendimit nr.475, datë 13.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, në nëndarjen Kryeministria të shtohet emërtesa, si më poshtë vijon:
“Drejtor i njësisë së koordinimit të ndihmës së huaj II-a.”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitin 2008, i miratuar për Kryeministrinë.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data 28.7.2008.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA