E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER PËRCAKTIMIN E RASTEVE TË PËRJASHTIMIT TË PAGESAVE CASH PËR BLERJE MALLRASH DHE SHËRBIMESH

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E RASTEVE TË PËRJASHTIMIT TË PAGESAVE CASH PËR BLERJE MALLRASH DHE SHËRBIMESH

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 36/1, të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.  Kufiri i lejuar i blerjeve me para në dorë, (cash),  deri në 10 për qind të totalit të blerjeve, për vitin 2007, llogaritet nga data 6.8.2007, me hyrjen në fuqi të ligjit nr.9767, datë 9.7.2007, deri më  31.12.2007.

Për vitet pasardhëse, ky kufi shtrihet gjatë të gjithë vitit fiskal, i cili përputhet me vitin kalendarik.

2.  Përjashtohen nga rregulli i përcaktuar në nenin 36/1, të ligjit nr.8560,    datë 22.12.1999, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, tatimpaguesit, që kryejnë blerje, me para në dorë, nga individë të paregjistruar në organet tatimore dhe që ushtrojnë veprimtari ekonomike, në fushën e :

a)     grumbullimit dhe të përgatitjes për riciklim të mbeturinave dhe mbetjeve, metalike e jometalike, (letër, gomë, sende plastike, tekstile, qelq, etj);

b)    grumbullimit dhe të përpunimit të bimëve mjekësore;

c)     grumbullimit dhe të përpunimit të produkteve bujqësore, blegtorale dhe të peshkut.

3.  Ngarkohet Ministria e Financave për ndjekjen e procedurave për zbatimin e  këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimin në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I ST RI

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›