E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË BASHKINË VLORË, TË QARKUT TË VLORËS

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË BASHKINË VLORË, TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

  1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të bashkisë Vlorë, të qarkut të Vlorës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj bashkie.

Lista me 81 (tetëdhjetë e një) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 825 (tetëqind e njëzet e pesë).

  1. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›