E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER DHËNIEN E GRADËS POLICORE DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT

V E N D I M

PËR

DHËNIEN E GRADËS POLICORE DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 20, pika 1, 36, pika 1, shkronja “ç”, e pika 2, dhe 126, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Kryekomisar Ahmet Mersin Prençit, me detyrë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për efekt të kalimit në sistemin e ri të gradave policore, i jepet grada “Drejtor i Përgjithshëm”.

2. Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›