VENDIM PER HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË DHE MASTER I NIVELIT TË PARË NË MËSUESI, DHE PËR MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT NË KËTO PROGRAME STUDIMI, NË UNIVERSITETIN “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR, NË VITIN
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË DHE MASTER I NIVELIT TË PARË NË MËSUESI, DHE PËR MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT NË KËTO PROGRAME STUDIMI, NË UNIVERSITETIN “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, në Fakultetin Ekonomik, të programit të studimit të ciklit të dytë “Menaxhim i turizmit të qëndrueshëm”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në menaxhim i turizmit të qëndrueshëm.
2. Programi i studimeve i ciklit të dytë do të realizohet me 120 kredite dhe zgjatja normale e tij është dy vite.
3. Kuota e pranimeve në programin e studimit të ciklit të dytë, “Menaxhim i turizmit të qëndrueshëm”, në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, për vitin akademik 2008-2009, të jetë 60.
4. Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që do të regjistrohen në vitin akademik 2008-2009, të jetë sipas pikës 6/c/iv, të vendimit nr.1337, datë 10.10.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për kuotat e e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për programet e studimit të ciklit të dytë dhe master i nivelit të parë, me kohë të plotë, si edhe tarifat e shkollimit për programet e studimit, të miratuara për vitin akademik 2008-2009”.
5. Hapjen, në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, të programeve të studimit, master i nivelit të parë në mësuesi, për arsimin e mesëm, si më poshtë vijon:
a) Në lëndën “Biologji”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi për arsimin e mesëm, në lëndën kimi;
b) Në lëndën “Kimi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi për arsimin e mesëm, në lëndën kimi;
c) Në lëndën “Gjuhë-letërsi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi për arsimin e mesëm në lëndën gjuhë-letërsi.
6. Kuota e pranimeve në programet e studimit, master I nivelit të pare në mësuesi, për arsimin e mesëm, në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, për vitin akademik 2008-2009, të jetë si më poshtë:
- Në lëndën biologji 40;
- Në lëndën kimi 40;
- Në lëndët gjuhë-letërsi 40.
7. Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që do të regjistrohen në vitin e pare, në këto dy programe studimi, në vitin akademik 2008-2009, të jetë sipas pikes 7/b/ii, të vendimit nr.1337, datë 10.10.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për kuotat e e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për programet e studimit të ciklit të dytë dhe master i nivelit të pare, me kohë të plotë, si edhe tarifat e shkollimit për programet e studimit, të miratuara për vitin akademik 2008-2009”.
8. Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.
9. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
10. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
10/10/2008