E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e grupit italian Finmeccanica-Agusta

Kryeministri Berisha priti sot në një takim përfaqësuesit e grupit italian "Finmeccanica-Agusta", të kryesuar nga z. Franco Bagnato dhe z. Giuseppe Orsi.

Investitorët italianë shoqëroheshin në këtë takim nga ambasadori i Italisë në Tiranë, z.Saba D’Elia.

Grupi "Finmeccanica-Agusta", i njohur për teknologjinë e aeronautikës, shprehu interes për Shqipërinë , jo vetëm si një treg i mundshëm për helikopterë, por edhe si partner në biznes.

Kjo kompani shprehu gjithashtu interes për të nisur një aktivitet në Shqipëri dhe për të hapur një degë të saj të Departamentit të Kërkim –Zhvillimit.

Kryeministri Berisha falenderoi investitorët italianë për interesin e treguar dhe i siguroi se Italia përfaqëson një partner shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në të gjitha fushat e bashkëveprimit.

Duke njohur reputacionin e kompanisë “Finmeccanica-Agusta”, Kryeministri Berisha tha se qeveria e tij do të mirëpresë implementimin e çdo projekti të tyre dhe i garantoi për transparencë, profesionalizëm dhe procedura të bazuara në kuadrin ligjor.


14/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›