VENDIM PER KTHIMIN E FONDEVE FINANCIARE NGA SUBJEKTET, QË KANË PËRFITUAR NGA PËRDORIMI I FONDEVE TË GRANTEVE JAPONEZE, SI MBËSHTETJE BUXHETORE “NON PROJECT GRAND AID” (NPGA), PËR SEKTORIN E BUJQËSISË DHE TË USHQIMIT
V E N D I M
PËR
KTHIMIN E FONDEVE FINANCIARE NGA SUBJEKTET, QË KANË PËRFITUAR NGA PËRDORIMI I FONDEVE TË GRANTEVE JAPONEZE, SI MBËSHTETJE BUXHETORE “NON PROJECT GRAND AID” (NPGA), PËR SEKTORIN E BUJQËSISË DHE TË USHQIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, dhe të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
9. Vlera e linjave teknologjike të agropërpunimit, të financuara nga grantet japoneze, si mbështetje buxhetore nga NPGA (Non Project Grand Aid), në përputhje me vendimet nr.485, datë 21.10.1999, dhe nr.419, datë 11.6.2001, të Këshillit të Ministrave, të shlyhen, si fonde kundërparti, nga subjektet përfituese, me vlerën e barazvlefshme në lekë të çmimit të blerjes FOB, e konvertuar në lekë, me kursin e datës së miratimit të këtij vendimi, me këste, pa interes, deri në qershor të vitit 2013. Diferencat financiare, ndërmjet çmimeve CIF dhe FOB, të evidentohen nga projekti “Rritja e prodhimit ushqimor, 2 KR”, në pakësim të fondeve kundërparti.
10. Projekti “Rritja e prodhimit ushqimor, 2 KR” të lidhë kontratat e shitjes me rezervë, me subjektet përfituese të NPGA-së (Non Project Grand Aid). Kriteret, afatet dhe sanksionet, në bazë të të cilave do të lidhen këto kontrata, të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministrisë së Financave.
11. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA