VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR RIPROGRAMIMIN E FONDEVE TË MBETURA, PREJ 800 000 EURO-SH, NGA PROJEKTI “FURNIZIMI ME
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE QEVERISë Së REPUBLIKëS FEDERALE Të GJERMANISë, PëR RIPROGRAMIMIN E FONDEVE Të MBETURA, PREJ 800 000 EURO-SH, NGA PROJEKTI “FURNIZIMI ME UJë DHE PASTRIMI I UJëRAVE Të ZEZA, KRUJA II” TE “PROJEKTI I MBROJTJES Së MJEDISIT Të LIQENIT Të OHRIT – PASTRIMI I UJëRAVE Të ZEZA, POGRADEC, FAZA II”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, dhe të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për riprogramimin e fondeve të mbetura, prej 800 000 (tetëqind mijë) euro-sh, nga projekti “Furnizimi me ujë dhe pastrimi i ujërave të zeza, Kruja II” te “Projekti i mbrojtjes së mjedisit të liqenit të Ohrit – Pastrimi i ujërave të zeza, Pogradec, faza II”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA03/02/2010