VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ÇEKISË, PËR BASHKËPUNIMIN NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ÇEKISË, PËR BASHKËPUNIMIN NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Çekisë, për bashkëpunimin në luftën kundër krimit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA