VENDIM PER NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.151, DATË 25.4.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR STATUSIN “DËSHMOR I ATDHEUT””, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.151, DATË 25.4.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR STATUSIN “DËSHMOR I ATDHEUT””, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 20, të ligjit nr.8607, datë 27.4.2000, « Për statusin e Dëshmorit të Atdheut», të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Në fund të shkronjës “a”, të pikës 5, të vendimit nr.151, datë 25.4.2002, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
« Kur familjarit të autorizuar, sipas listës dhe vendimit të Komisionit Qendror të Statusit « Dëshmor i Atdheut », i ndërpritet shpërblimi, si rezultat i ndryshimit të ligjit nr.8607, datë 27.4.2000, « Për statusin e Dëshmorit të Atdheut », të ndryshuar, kjo e drejtë i kalon njërit prej pjesëtarëve të trungut familjar, të përcaktuar në përputhje me ligjin e sipërpërmendur, i cili paraqet, në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, certifikatën e trungut familjar dhe prokurën e lëshuar nga përfituesit e tjerë. ».
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në « Fletoren zyrtare ».
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA