VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET VENDEVE ANËTARE TË CEFTA-S DHE MBRETËRISË SË BELGJIKËS, PËR VENDQËNDRIMIN E SEKRETARIATIT TË CEFTA-S
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET VENDEVE ANËTARE TË CEFTA-S DHE MBRETËRISË SË BELGJIKËS, PËR VENDQËNDRIMIN E SEKRETARIATIT TË CEFTA-S
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet vendeve anëtare të CEFTA-s dhe Mbretërisë së Belgjikës, për vendqëndrimin e sekretariatit të CEFTA-s, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA