E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËR REALIZIMIN E PROGRAMIT PËR ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT ME ANËN E NJË KR

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËR REALIZIMIN E PROGRAMIT PËR ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT ME ANËN E NJË KREDIE (NDIHMË), PËR MBËSHTETJEN E NDËRMARRJEVE, TË VOGLA DHE TË MESME, DHE SIGURIMIN E ASISTENCËS TEKNIKE PËR TO

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7,  të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për realizimin e programit për zhvillimin e sektorit privat me anën e një kredie (ndihmë), për mbështetjen e ndërmarrjeve, të vogla dhe të mesme, dhe sigurimin e asistencës teknike për to, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›