E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1046, DATË 16.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI NGA TIPOGRAFIA USHTARAKE, SHA, SHTYPSHKRONJËS SË LETRAVE ME VLERË, TIRANË, TË DISA REPARTEVE DHE TË NJË TRUALLI FUNKSIO

V E N D I M


PËR


NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1046, DATË 16.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI NGA TIPOGRAFIA USHTARAKE, SHA, SHTYPSHKRONJËS SË LETRAVE ME VLERË, TIRANË, TË DISA REPARTEVE DHE TË NJË TRUALLI FUNKSIONAL »


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, 14, e 15, shkronja « c », të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, « Për pronat e paluajtshme të shtetit »,  të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1.Pika 1, e vendimit nr.1046, datë 16.7.2008, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet si më poshtë vijon :

« 1. Kalimin në përgjegjësi administrimi nga Tipografia Ushtarake, sha, Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë, Tiranë, të disa reparteve, me sipërfaqe 1 625 (një mijë e gjashtëqind e njëzet e pesë) m2 , sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi. ».

2.Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Financave dhe zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Tiranë, të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në « Fletoren zyrtare ».

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›