VENDIM PER NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.191, DATË 22.3.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR VENDOSJEN E OPONENCËS TEKNIKE SHTETËRORE PËR PROJEKTET E NDËRTIMIT TË HIDROCENTRALEVE, ME KONCESION », TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.191, DATË 22.3.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR VENDOSJEN E OPONENCËS TEKNIKE SHTETËRORE PËR PROJEKTET E NDËRTIMIT TË HIDROCENTRALEVE, ME KONCESION », TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4, 6, 8 e 18, të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998, « Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit », dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Pas pikës 7, të vendimit nr.191, datë 22.3.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të shtohet pika 7/1, me këtë përmbajtje:
«7/1. Pagesat e grupit të ekspertëve, për periudhën 1 korrik deri më 31 dhjetor 2008, në shumën 10 758 (dhjetë milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e tetë mijë) lekë, të përballohen nga fondet korente, zëri «Transferta të jashtme », të miratuara në buxhetin e vitit 2008, për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. ».
2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në « Fletoren zyrtare ».
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA