E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRIS˔, TË NDRYSHUAR”

                                                                                         VENDIM                                            
                                                                              

                                                 Për

 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA  NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa  në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

 

PËR

 

DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I :

Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqёrore nё Republikёn e Shqipёrisё”, të ndryshuar, tё bëhen kёto shtesa:

 
Neni 1

Nё fund tё paragrafit tё dytё, tё nenit 2, tё shtohet fjalia, me kёtё pёrmbajtje:

“Kur standardi minimal i jetesёs nuk arrihet nga pensioni bazё, Kёshilli i Ministrave ka tё drejtё tё vendosё njё shtesё tё ardhurash, nё formё kompensimi.”.

Neni 2

Nё fund tё fjalisё sё parё, tё pikave 1 e 2, tё nenit 88, shtohen fjalёt “...dhe kompensimit, sipas paragrafit tё dytё, tё nenit 2...”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›