PROJEKT LIGJ PER PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRIS˔, TË NDRYSHUAR”
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqёrore nё Republikёn e Shqipёrisё”, të ndryshuar, tё bëhen kёto shtesa:
Neni 1
Nё fund tё paragrafit tё dytё, tё nenit 2, tё shtohet fjalia, me kёtё pёrmbajtje:
“Kur standardi minimal i jetesёs nuk arrihet nga pensioni bazё, Kёshilli i Ministrave ka tё drejtё tё vendosё njё shtesё tё ardhurash, nё formё kompensimi.”.
Neni 2
Nё fund tё fjalisё sё parё, tё pikave 1 e 2, tё nenit 88, shtohen fjalёt “...dhe kompensimit, sipas paragrafit tё dytё, tё nenit 2...”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI