VENDIM PER SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA MINISTRIA E BRENDSHME, INSTITUCIONET NË VARËSI DHE NJËSITË E QEVERISJES VENDORE, SI AUTORITETE KONTRA
V E N D I M
PËR
SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA MINISTRIA E BRENDSHME, INSTITUCIONET NË VARËSI DHE NJËSITË E QEVERISJES VENDORE, SI AUTORITETE KONTRAKTORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1.Lejimin e Ministrisë së Brendshme, të institucioneve në varësi të saj dhe të njësive të qeverisjes vendore të përfundojnë procedurat e prokurimit për mallra, shërbime dhe ndërtime, me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, për vitin 2008, sipas anekseve nr.1 dhe nr.2, që i bashkëlidhen këtij vendimi, brenda datës 30 nëntor 2008. Brenda këtij afati të përfshihen lidhja e kontratave përkatëse dhe publikimi i njoftimit të kontratës së nënshkruar në Buletinin e Njoftimeve Publike.
2.Procedurat e prokurimit për mallra, për vitin 2008, për Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, sipas aneksit nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të përfundojnë brenda datës 31 dhjetor 2008.
3.Procedurat e prokurimit për mallra, shërbime, për njësitë e zhvillimit të prokurimeve të përqendruara, me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, për vitin 2008, sipas aneksit nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të përfundojë brenda datës 30 nëntor 2008.
4.Ngarkohen Ministria e Brendshme, institucionet në varësi të saj, njësitë e qeverisjes vendore dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
05/11/2008