VENDIM PER RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS
V E N D I M
PËR
RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të paragrafit të parë, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008", të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Rishpërndarje fondesh në buxhetin e miratuar për vitin 2008, për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ndërmjet programeve, si më poshtë vijon:
a) Programit “Mbështetje për minierat dhe ndërmarrjet publike”, zëri “Shpenzime kapitale, të brendshme”, t’i shtohet fondi 21 000 000 (njëzet e një milionë) lekë.
b) Programit “Mbështetje për mbikëqyrjen e tregut dhe infrastrukturën e cilësisë”, zëri “Shpenzime kapitale, të brendshme, t’i shtohet fondi 5 000 000 (pesë milionë) lekë.
c) Programit “Mbështetje për zhvillim ekonomik”, zëri “Shpenzime kapitale, të brendshme”, t’i pakësohet fondi 26 000 000 ( njëzet e gjashtë milionë) lekë, si shumë e fondeve të përcaktuara në shkronjat “a” e “b”, të pikës 1 , të këtij vendimi.
2. Ngarkohen ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
05/11/2008