E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.857, DATË 20.12.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FINANCIMIN E SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR PARËSOR NGA SKEMA E DETYRUESHME E SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR”

V E N D I M

  
PËR


NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.857, DATË 20.12.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FINANCIMIN E SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR PARËSOR NGA SKEMA E DETYRUESHME E SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4, pika 2, shkronja “b”, dhe 36, të ligjit nr.7870, datë 13.4.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 124, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Fjalia e dytë, e pikës 7, të vendimit nr.857, datë 20.12.2006, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Të ardhurat e krijuara nga shërbimet e ofruara, sipas kësaj pike, përdoren për bashkëfinancimin e kostos së mirëmbajtjes së qendrave shëndetësore. Rregullat e veçanta për përdorimin e tyre përcaktohen me udhëzim të këshillit administrativ të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.”.
 

2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›