VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR SHËRBIMIN INFORMATIV TË SHTETIT
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR SHËRBIMIN INFORMATIV TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, « Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë », të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9863, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shërbimit Informativ të Shtetit, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, zëri « 231 – Shpenzime kapitale të trupëzuara », t’i shtohet fondi prej 6 000 000 (gjashtë milionë) lekësh.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Shërbimi Informativ i Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në « Fletoren zyrtare ».
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA