VENDIM PËR NJË SHTESË NË LISTËN E INVENTARIT DHE PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE, PYJE DHE KULLOTA, QË DO TË TRANSFEROHEN NË PRONËSI TË NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE, BASHKIA KUKËS, TË QARKUT TË KUKËSIT
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË LISTËN E INVENTARIT DHE PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE, PYJE DHE KULLOTA, QË DO TË TRANSFEROHEN NË PRONËSI TË NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE, BASHKIA KUKËS, TË QARKUT TË KUKËSIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të nenit 23, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës shtesë të inventarit të pronave të paluajtshme publike, pyje dhe kullota, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të njësisë së qeverisjes vendore, bashkia Kukës, të qarkut të Kukësit, sipas listës me 1 (një) fletë, që përfundon me numrin rendor 7 (shtatë).
2. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, pyje dhe kullota, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të njësisë së qeverisjes vendore, bashkia Kukës, të qarkut të Kukësit, që i transferohen në pronësi kësaj njësie.
3. Lista përfundimtare e pronave të paluajtshme, pyje dhe kullota me 1 (një) fletë e që përfundon me numrin rendor 8 (tetë), që i transferohen në pronësi kësaj njësie, si dhe tabela me lidhjen numër 1 (një) i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
4. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Kukës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA