E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË NË LISTËN E INVENTARIT DHE PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE, PYJE DHE KULLOTA, QË DO TË TRANSFEROHEN NË PRONËSI TË NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE, KOMUNA ÇËRRAVË, TË QARKUT TË KORÇËS

V E N D I M


PËR

NJË SHTESË NË LISTËN E INVENTARIT DHE PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE, PYJE DHE KULLOTA, QË DO TË TRANSFEROHEN NË PRONËSI TË NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE, KOMUNA ÇËRRAVË, TË QARKUT TË KORÇËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të      nenit 23, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1. Miratimin e listës shtesë të inventarit të pronave të paluajtshme publike, pyje dhe kullota, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të njësisë së qeverisjes vendore, komuna Çërravë, të qarkut të Korçës, sipas listës me 3 (tri) fletë, që përfundon me numrin rendor 89 (tetëdhjetë e nëntë).

2. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, pyje dhe kullota, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të njësisë së qeverisjes vendore, komuna Çërravë, të qarkut të Korçës, sipas listës me 3 (tri) fletë, që përfundon me numër 97 (nëntëdhjetë e shtatë), që i transferohen në pronësi kësaj njësie.

3. Lista shtesë e inventarit, lista përfundimtare e pronave të paluajtshme, pyje dhe kullota, dhe lidhja nr.1 i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij. Nga ky vendim bëjnë përjashtim sipërfaqet e trajtuara sipas vendimit nr.338, datë 6.6.2007.

4. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Çërravë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›