E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT, PRANË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “EPOKA”, TIRANË

V E N D I M
PëR
HAPJEN E PROGRAMEVE Të REJA Të STUDIMIT, PRANë SHKOLLëS Së LARTë PRIVATE “EPOKA”, TIRANë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I : 1. Hapjen, në shkollën e lartë private “Epoka”, Tiranë, të programit të studimit të ciklit të dytë, në formën e studimeve me kohë të plotë, në “Inxhinieri ndërtimi” me profilet:
a) “Inxhinieri e strukturave të ndërtimit”;b) “Menaxhim i ndërtimeve”.
2.  Ky program studimi i ciklit të dytë realizohet me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 2 (dy) vite akademike. Në përfundim  të programit të studimit lëshohet diplomë e nivelit të dytë (DND), në  “Inxhinieri ndërtimi” me profilet:
a) “Inxhinieri e strukturave të ndërtimit”; b) “Menaxhim i ndërtimeve”.
3. Hapjen në shkollën e lartë private “Epoka”, Tiranë, të programit të studimit të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë (MND)”, në formën e studimeve me kohë të plotë, në “Inxhinieri ndërtimi”.
4. Ky program studimi i ciklit të tretë realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 1 (një) vit akademik. Në përfundim të programit të studimit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë (MND), në inxhinieri ndërtimi”.
5.  Shkolla e lartë private “Epoka”, Tiranë, të fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikat 1 e 3, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se dy javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.
6.  Ky institucion duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe të këtyre programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
7. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi. 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.      
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA10/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›