E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONVENTËS, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ESTONISË, PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL NË LIDHJE ME TATIMIN MBI TË ARD

V E N D I M
PëR
MIRATIMIN, Në PARIM, Të KONVENTëS, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE QEVERISë Së REPUBLIKëS Së ESTONISë, PëR SHMANGIEN E TATIMIT Të DYFISHTë DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL Në LIDHJE ME TATIMIN MBI Të ARDHURAT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të konventës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Estonisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, në lidhje me tatimin mbi të ardhurat.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA10/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›