E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË TJERA STUDIMI PRANË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE, “NEW YORK UNIVERSITY-TIRANA”

V E N D I M


PËR

HAPJEN E PROGRAMEVE TË TJERA STUDIMI PRANË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE, “NEW YORK UNIVERSITY-TIRANA”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44  e 45,  të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lejimin e shkollës së lartë universitare private, “New York University-Tirana”, Tiranë, për hapjen e programeve të studimit “Master i nivelit të parë” për:

a) administrim biznesi;
b) administrim biznesi, me profil bankar.

2. Kohëzgjatja e këtyre programeve do të jetë nga 16 deri në 19 muaj, në plotësimin, e të paktën, 60 krediteve. Në përfundim të programeve të studimeve lëshohet diploma  “Master i nivelit të parë”.

3. Ngarkohet “New York University-Tirana”, që, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, nga një personel akademik і huaj, me kualifikimin e nevojshëm.

4. New York University-Tirana do ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara  në pikën 1, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se dy javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri і Arsimit dhe Shkencës.
Ministri lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni mësimor ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij për këtë qëllim.

5. Ndryshimet në vendndodhje, plane, forma studimi dhe programe, si dhe në elemente të tjera të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

6. New York University-Tirana duhet t’і nënshtrohet procesit të akreditimit instucional dhe të këtyre programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.

7. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›