VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMIT TJETËR TË STUDIMIT PRANË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE, “ALDENT”
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TJETËR TË STUDIMIT PRANË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE, “ALDENT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e shkollës së lartë universitare private, “Aldent”, Tiranë, për hapjen e programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, në “Stomatologji”, në formën e studimit me kohë të plotë.
2. Kohëzgjatja e programeve të studimit të ciklit të dytë do të jetë 5 vite. Në përfundim të programit të studimeve lëshohet diploma e integruar e nivelit të dytë (DIND), në fushën e arsimimit të kryer.
3. Ngarkohet shkolla e lartë universitare private, “Aldent”, që, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, pas vitit të parë, nga një personel akademik і huaj, me kualifikimin e nevojshëm.
4. Shkolla e lartë universitare private, “Aldent”, do ta fillojë veprimtarinë mësimore për programin e studimit, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se dy javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri і Arsimit dhe Shkencës.
Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni mësimor ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij, për këtë qëllim.
5. Ndryshimet në vendndodhje, plane, forma studimi dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
6. Shkolla e lartë universitare private, “Aldent”, duhet t’і nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe të këtij programi studimi, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
7. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA