E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI NGA MINISTRIA E FINANCAVE TE MINISTRIA E BRENDSHME, TË ISH-NDËRMARRJES SË BAKRIT ARTISTIK, KAVAJË, DHE PËR NDRYSHIMIN E VENDIMIT NR.513, DATË 15.8.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTË

V E N D I M

PËR

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI NGA MINISTRIA E FINANCAVE TE MINISTRIA E BRENDSHME, TË ISH-NDËRMARRJES SË BAKRIT ARTISTIK, KAVAJË, DHE PËR NDRYSHIMIN E VENDIMIT NR.513, DATË 15.8.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË FINANCAVE, PËR AGJENCINË E TRAJTIMIT TË KREDIVE”, E PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.250, DATË 24.4.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË RENDIT PUBLIK”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, 10, 12, e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të ish-ndërmarrjes së bakrit artistik, Kavajë, nga Ministria e Financave, Agjencia e Trajtimit të Kredive, Ministrisë së Brendshme,  për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për komisariatin e policisë, Kavajë, sipas formularit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Prona e paluajtshme “Ish-ndërmarrja e bakrit artistik, Kavajë”, për efekt regjistrimi, t’i shtohet, përkohësisht, listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.513, datë 15.8.2007, të Këshillit të Ministrave, e, pas regjistrimit, të hiqet nga kjo listë dhe t’i shtohet listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.250, datë 24.4.2003, të Këshillit të Ministrave.

3. Ministrisë së Brendshme i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, ta tjetërsojë apo t’ua japë në përdorim të tretëve.

4. Ngarkohen ministri і Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive dhe kryeregjistruesi і Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për  zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›