E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DY AUTOMJETEVE DHE TË DISA TRUPAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D I M

 

 

PËR

 

LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DY AUTOMJETEVE DHE TË DISA TRUPAVE  USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 15 nëntor 2008,  të 1 (një) automjeti dhe 3 (tri) trupave ushtarake italiane.

2.     Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 25 nëntor 2008, të    1 (një)  automjeti dhe 2 (dy) trupave ushtarake italiane.

3.     Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të automjetit dhe të trupave, që do të kalojnë në datën 15 nëntor 2008, është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit.

4.     Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të automjetit dhe të trupave, që do të kalojnë në datën 25 nëntor 2008, është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit  Qafë-thanë.

5.     Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në Republikën e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë, për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre”, ratifikuar me       ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.

6.     Automjetet dhe trupat ushtarake italiane, gjatë hyrjes, lëvizjes dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

7.     Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


12/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›