E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN DAJT, TË QARKUT TË TIRANËS

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN DAJT, TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të  ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Dajt, të qarkut të Tiranës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 164 (njëqind e gjashtëdhjetë e katër) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 761 (shtatëqind e gjashtëdhjetë e një).

2.     Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


12/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›