E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “BUSA”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALEVE “STRELCA 1”, “STRELCA 2” E “STRELCA 3”

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “BUSA”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALEVE “STRELCA 1”, “STRELCA 2”  E “STRELCA 3”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve  21, pika  4, e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoriteti kontraktues, dhe shoqërisë “Busa”, shpk, për ndërtimin e hidrocentraleve “Strelca 1”, “Strelca 2 e “Strelca 3”, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohet  Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›