E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN SUÇ, TË QARKUT TË DIBRËS

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN SUÇ, TË QARKUT TË DIBRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

  1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Suç, të qarkut të Dibrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 49 (dyzet e nëntë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 327 (treqind e njëzet e shtatë).

  1. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›