VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT,
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES Së FINANCIMIT, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE KOMISIONIT Të KOMUNITETEVE EUROPIANE, PëR PROGRAMIN E FINANCIMIT Të PJESëMARRJES Së SHQIPëRISë Në PROGRAMET TRANSNACIONALE ERDF Të OBJEKTIVIT Të BASHKëPUNIMIT TERRITORIAL EUROPIAN “EUROPA JUGLINDORE” DHE “MESDHEU”, NëN INSTRUMENTIN E NDIHMëS Së PARAADERIMIT (IPA) – KOMPONENTI I BASHKëPUNIMT NDëRKUFITAR, PëR VITIN 2009
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998,“Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane, për programin e financimit të pjesëmarrjes së Shqipërisë në programet transnacionale ERDF të objektivit të bashkëpunimit territorial europian “Europa Juglindore” dhe “Mesdheu”, nën Instrumentin e Ndihmës së Paraaderimit (IPA) – Komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar, për vitin 2009, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA10/02/2010