VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM, TË KËSHILLIT TË EVROPËS (CEDB), PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË ZONAVE RURALE, MALORE
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM, TË KËSHILLIT TË EVROPËS (CEDB), PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË ZONAVE RURALE, MALORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, «Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë », dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes kuadër të huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim, të Këshillit të Evropës (CEDB), për financimin e programit “Zhvillimi i qëndrueshëm i zonave rurale, malore”, me një kredi prej 5 000 000 (pesë milionë) euro.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
18/03/2009