E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN, NDËRMJET SHTETEVE PALË NË TRAKTATIN E ATLANTIKUT TË VERIUT, PËR SIGURINË E INFORMACIONIT”

V E N D I M
PëR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PëR ADERIMIN E REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë Në MARRëVESHJEN, NDëRMJET SHTETEVE PALë Në TRAKTATIN E ATLANTIKUT Të VERIUT, PëR SIGURINë E INFORMACIONIT”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Minstrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, për sigurinë e informacionit”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PëR
 ADERIMIN E REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë Në MARRëVESHJEN, NDëRMJET SHTETEVE PALë Në TRAKTATIN E ATLANTIKUT Të VERIUT, PëR SIGURINë E INFORMACIONIT
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
    V E N D O S I:
      Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, për sigurinë e informacionit.
  Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI10/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›