VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRIS˔, TË NDRYSHUAR”
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:
Neni 1Në shkronjën “a”, të paragrafit të parë, të nenit 10, shifra “17.5” bëhet “13.8”.
Neni 2
Në nenin 14 të bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 1 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
i) Në shkronjën “a” shifra “0.8” bëhet “0.3”.
ii) Në shkronjën “b” shifra “2.3” bëhet “1.4”.
iii) Në shkronjën “c” shifra “23.9” bëhet “21.6”.
b) Në pikën 2 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
i) Në shkronjën “b” shifra “0.5” bëhet “0.3”.
ii) Në shkronjën “c” shifra “2.0” bëhet “0.9”.
Neni 3
Neni 79 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 79
Detyrimet e punëdhënësit dhe të të vetëpunësuarit
Punëdhënësi dhe i vetëpunësuari janë të detyruar:
· të regjistrojnë në regjistrin vjetor të gjithë të punësuarit;
· të njoftojnë në organet tatimore për ndryshimet dhe lëvizjen e punonjësve, sipas procedurave të përcaktuara me ligj;
· të bëjnë sigurimin nga dita e parë, kur i punësuari fillon punë;
· të dorëzojnë në organet tatimore dokumentacionin, ku evidentohen paga dhe kontributi për çdo të punësuar, sipas formatit dhe afateve të përcaktuara me ligj.
Rregullat e lëvizjes së informacionit dhe të dokumentacionit, ndërmjet punëdhënësit, strukturave tatimore dhe strukturave të sigurimeve shoqërore, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 4
Neni 81 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 81
Regjistrimi
Personat juridikë, publikë, privatë, dhe personat fizikë, që fillojnë veprimtari ekonomike për herë të parë, janë të detyruar të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe në strukturat tatimore, sipas rregullave të përcaktuara me ligj. Regjistrimi i subjekteve, në bazë të të dhënave të sigurimeve shoqërore dhe mbyllja e veprimtarisë bëhen sipas rregullave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
Regjistrimi është akt administrativ, që nuk tregon detyrim për mbulimin me sigurime shoqërore.”.
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.5.2009.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
24/12/2008