VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EUROPIANE, “PËR PROGRAMIN E FINANCIMIT TË PJESËMARRJES SË SHQIPËRISË NË PROG
V E N D I M
PëR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PëR RATIFIKIMIN E MARRëVESHJES FINANCIARE, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE KOMISIONIT Të KOMUNITETEVE EUROPIANE, “PëR PROGRAMIN E FINANCIMIT Të PJESëMARRJES Së SHQIPëRISë Në PROGRAMET TRANSNACIONALE ERDF Të OBJEKTIVIT Të BASHKëPUNIMIT TERRITORIAL EUROPIAN “EUROPA JUGLINDORE” DHE “MESDHEU”, PëR VITIN 2009, Të KOMPONENTIT Të PARë Të INSTRUMENTIT Të NDIHMëS Së PARAADERIMIT (IPA) - BASHKëPUNIMI NDëRKUFITAR PëR SHQIPëRINë””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane, “Për programin e financimit të pjesëmarrjes së Shqipërisë në programet transnacionale ERDF të objektivit të bashkëpunimit territorial europian “Europa Juglindore” dhe “Mesdheu”, për vitin 2009, të komponentit të parë të Instrumentit të Ndihmës së Paraaderimit (IPA) - Bashkëpunimi ndërkufitar për Shqipërinë””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/07/2010