E Diel, 1 Nëntor 2026

VENEZUELË – Amnistohen 379 të burgosur politikë

KARAKAS, 21 shkurt /ATSH-AFP/ – Drejtësia venezueliane liroi 379 të burgosur politikë, njoftoi dje në mbrëmje vonë parlamentari që hartoi ligjin e amnistisë, të shpallur një ditë më parë dhe të premtuar nga qeveria e përkohshme pas rrëzimit të ish-presidentit Nicolas Maduro nga Shtetet e Bashkuara.

”Rreth 379 të burgosur do të lirohen dhe do t’u jepet amnisti midis mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të nesërm”, njoftoi parlamentari Jorge Arreaza gjatë një interviste televizive duke specifikuar se “zyra e prokurorit publik ka paraqitur kërkesa për amnisti në gjykatat kompetente”.

Ky ligj, i miratuar nga parlamenti dhe i shpallur të enjten, ishte premtuar nën presionin e Shteteve të Bashkuara nga presidentja e përkohshme Delcy Rodriguez, e cila mori pushtetin pas kapjes së presidentit Nicolás Maduro gjatë një operacioni ushtarak amerikan më 3 janar.

Megjithatë, disa ekspertë vënë në dyshim fushëveprimin e tij.

Qindra të ndaluar, siç janë oficerët e policisë dhe personeli ushtarak i përfshirë në aktivitete të konsideruara “terroriste”, mund të përjashtohen.

Masa nuk e mbulon plotësisht periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2026, presidencën e të ndjerit Hugo Chavez (1999-2013) dhe pasardhësit të tij, Nicolas Maduro, pasi ligji u referohet 13 periudhave specifike.

Pranë burgjeve, shumë të afërm të të burgosurve politikë kanë pritur me javë të tëra për lirimin e mundshëm të njerëzve të tyre./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›