VENEZUELE – Gonzales, kandidati presidencial i opozitës largohet drejt Spanjës

KARAKAS, 8 shtator /ATSH-ANSA/ – Kandidati i opozitës Edmundo González u largua nga Venezuela për në Spanjë gjashtë javë pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale.
González, i njohur si fituesi i vërtetë i zgjedhjeve të 28 korrikut nga Shtetet e Bashkuara dhe rreth 22 vende të Amerikës Latine, kishte qëndruar në ambasadën spanjolle në Karakas për ditë të tëra dhe kishte kërkuar azil në vendin e BE-së, tha zëvendëspresidenti venezuelian.
Ai tha se ”qeveria i kishte dhënë leje ish-diplomatit 75-vjeçar kalimin e sigurt në Spanjë në interes të paqes dhe qetësisë politike të vendit”.
Ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Albares konfirmoi në X se González u largua nga Venezuela “me kërkesë të tij dhe se ai përdori një aeroplan të Forcave Ajrore Spanjolle”.
- Maduro, në pushtet që nga viti 2013, siguroi një mandat të tretë në zgjedhjet e diskutueshme pasi autoriteti elektoral i vendit, i përbërë nga besnikë të qeverisë, e shpalli atë fitues me 51% të votave. /os/