E Enjte, 5 Nëntor 2026

VENEZUELË – Maduro urdhëron pezullimin e X-it për 10 ditë

KARAKAS, 9 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti autoritar, Nicolas Maduro urdhëroi bllokimin e platformës së mediave sociale X në Venezuelë për 10 ditë, mes protestave pas zgjedhjeve presidenciale, të cilat u shoqëruan nga akuza të rënda për mashtrim.

Maduro tha se rregullatori i telekomunikacionit ”Conatel”9 do të bllokojë X për 10 ditë, megjithëse ai nuk specifikoi se kur do të hynte në fuqi kjo masë.

Të hënën, Maduro u kishte kërkuar tashmë mbështetësve që të ndalonin përdorimin e shërbimit të mesazheve WhatsApp, duke thënë se ai po përdorej për “imperializëm teknologjik”.

Të dielën, ai kërkoi gjithashtu rekomandime nga ekspertë për rregullimin e platformave të tjera, duke përfshirë Instagram dhe TikTok.

Sipas Maduros, këto platforma po përdoreshin për të nxitur urrejtje gjatë protestave të fundit kundër qeverisë së tij./    /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›